1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zgjidhet enigma – Ky është prindi i prindit të Albin Kurtit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën u mundu të kompleksoj paksa qytetarët e Kosovës, duke përdorur një shprehje që më herët nuk ishte dëshuar. Tha se “Prindi i prindit që nuk është gjyshi”, gjatë fjalimit të tij me rastin e 80-vjetorit të lindjes së profesorit dhe drejtuesit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sadri Fetiut.

Derisa të gjithë u bënë kureshtar ta dijnë se kush është “Prindi i prindit e që nuk është gjyshi”, Albin Kurti e kishte fjalën për mësuesin e babait të tij.

- Advertisement -

Sadri Fetiut, del të jetë prindi i prindit të Kurtit.

Derisa po e përshkruante qasjen e Fetiut me nxënësit, Kurti ka ndarë një kujtim me babanë e vet, i cili ia kishte mësuar poezinë “Vaje” të shkrimtarit Adon Zako Çajupi. Në fillim tha se kishte menduar se poezinë e kishte shkruar profesori Sadri Fetiu, i cili ia kishte mësuar babait të tij poezinë “Vaje”.

Por vite më vonë e kishte kuptuar që poezia titullohet “Vaje” e jo “Evgjenia” siç kishte menduar, e po ashtu e kishte kuptuar që autor i saj është Çajupi.

- Advertisement -

Derisa e shpjegon këtë ngjarje, Kurti thotë se sa i rëndësishëm është prindi, është edhe prindi i prindit, e që nuk është gjyshi.

Duket se për këtë gjetje, Kurti bazohet në shprehjen “mësuesi është prind i dytë”, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

“Unë si fëmijë, para se ta hasi Evgjeninë te letërsia dhe mitologjia antike, Euripidi e Lukreci e më vonë edhe te Dante e te Gëte, e kam mësuar Evgjeninë e Andon Zako Çajupit te poezia “Vaje”. Mirëpo para se të shkoj në shkollë e mbaj në mend mirë që babai e recitonte këtë poezi, të cilën unë mendoja që quhet “Evgjenia”, e jo “Vaje”. Atëkohë jo vetëm që mendoja që quhet “Evgjenia” e jo “Vaje”, por mendoja që e ka shkruar Sadri Fetiu, sepse babai e recitonte poezinë edhe thoshte që ja ka mësuar Sadri Fetiu. E unë besoja që ai që ia ka mësuar edhe e ka shkruar. Është dashur shumë vjet më vonë në shkollë ta marr vesh se poezia nuk quhet “Evgjenia”, por quhet “Vaje” dhe se nuk e ka shkruar Sadri Fetiu, por e ka shkruar Anton Zako Çajupi. Sa është i rëndësishëm prindi, po aq i rëndësishëm është edhe prindi i prindit e që nuk është gjyshi. Para se të kem mësuese timen, kam pasur mësues të prindit tim, e që ka qenë Sadri Fetiu”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit