-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zharku: Filmat propagandistikë të Serbisë i bëjnë më shumë dëm asaj se Kosovës

Rekomandime

Ish-drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka thënë që filmat propagandistikë të Serbisë më shumë i bëjnë dëm Serbisë se sa Kosovës.

“Shpresoj që teknologjia edhe qasja e të rinjve në Serbi është më e madhe se sa propaganda që e bën shteti”, ka thënë Zharku në Info Magazine të Klan Kosovës.

- Advertisement -

“Dhe besoj që në të ardhmen ata vetë do ta kuptojnë se çka ka ndodhë në të vërtetë në Kosovë dhe të mos e besojnë këtë propagandë të rrezikshme sepse është e rrezikshme për ta, është e dëmshme për ta dhe jo për Kosovën”.

“Sepse Kosova ec përpara dhe nuk merret me kriju filma të cilët e ndryshojnë historinë sepse historia nuk ndryshohet. Edhe në këtë drejtim mendoj që çdo herë dëmi ka me qenë ma shumë tek ta”.

Zharku pohon se shteti duhet njohur potencën e filmit, dhe vetë sukseset ndërkombëtare të filmave kosovare duhet t’ia përforcojnë këtë bindje.

- Advertisement -

“Shteti duhet me kuptu që filmi ka fuqi të madhe, mos ta them kështu si propagandë në kontekst negativ por pozitiv sepse po e shohim çka ka ndodhë këto vit e fundit me filma të ndryshëm që nga Oskari dhe festivalet kryesore në botë i kanë rrëfy më së miri tregimet e Kosovës”.

“Shumica e këtyre filmave janë filma që e trajtojnë luftën ose pasojat e luftës. Fakti që janë pranu ndërkombëtarisht dhe kanë marrë suksese të mëdha është sepse publiku dhe festivalet u besojnë këtyre rrëfimeve, dhe jo rrëfimeve të regjisorëve të ndryshëm në Serbi që kanë qenë shumë të famshëm përfshirë edhe [Emil] Kusturicën që [tash] refuzohet në festivale.

- Advertisement -

Sidoqoftë, Zharku ka thënë se edhe në Serbi ka artistë që protestojnë kundër ndërhyrjes dhe ndikimit politik në kulturë, dhe të tillë që krijojnë vepra që e portretizojnë realitetin e ngjarjeve të luftës.

“Mos të harrojmë një fakt tjetër sepse në Serbi jo të gjithë regjisorët serbë bëjnë ose punojnë nëpër filma propagandë. Ka filma të tjerë, do t’i përmendja dy, ‘Thellësia e dytë’ dhe ‘Ngarkesa” ku është regjisori serb, i cili i ka pasqyru në mënyrën më të mirë krimet e pushtetit serb në Kosoë, në Suharekë, pra ndaj familjes Berisha”.

“Ata filma kanë qenë – njëri në Berlinale, dhe tjetri në Kanë. Të dy filmat kanë udhëtu në gjithë botën dhe i njëjti regjisor ka qenë target i fashistëve në Serbi dhe ka pasë shumë problem pse i ka ba ata filma ,pse ka tregu një ngjarje të vërtetë të kamionit frigorifer që është zbulu në Batajnicë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit