4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zhbllokimi i kufirit, momente kur Policia i obligon serbët t’i mbulojnë simbolet në targa

Rekomandime

Ballina Lajme Zhbllokimi i kufirit, momente kur Policia i obligon serbët t’i mbulojnë simbolet…
Mgid
Mgid

- Advertisement -

Rritur potencën 5 herë më shumë në 7 minuta, përdorni këtë gjë
Gopotent

Sa 47 godina sa licem mlade devojke. Evo sta ona radi pre spavanj
Beauty Derm
Zhbllokimi i kufirit, momente kur Policia i obligon serbët t’i mbulojnë simbolet në targa
October 4, 2021

Mgid
Mgid

- Advertisement -

1 pilulë = 4 orë marrëdhënie seksuale. Efekt i fuqishëm
RePeat

Rritur potencën 5 herë më shumë në 7 minuta, përdorni këtë gjë
Gopotent
Pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak janë rihapur për automjete. Saktësisht në orën 8 të mëngjesit të sotëm etiketat e para të bardha me ngjitës i mbuluan simbolet e të dyja vendeve në targa, siç palët u dakorduan javën e kaluar në Bruksel.

- Advertisement -

Marrëveshja e nënshkruar të enjten hyri në fuqi sot, dy javë pas bllokadave në rrugë që pamundësonin qarkullimin e automjeteve drejt pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas pikës 2 të marrëveshjes, nga sot në orën 8:00 është paraparë vendosja e etiketave ngjitëse mbi simbolet e njëra-tjetrës në targat e automjeteve, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për këtë çështje.

Vetura e parë që kaloi nëpër pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga drejtimi i Serbisë dhe hyri në Kosovë mbante targa të Rashkës, ndërsa vetura e parë që hyri në Serbi nga Kosova ishte nga Rahoveci. Në të njëjtën kohë, një veturë me targa Krushevacit hyri në Kosovë. Ndërkaq, trafiku u normalizua edhe në Bërnjak.

Vonesa nuk ka as në pikëkalimin kufitar në Merdare. Procedura e ngjitjes së etiketave mbi simbole është relativisht e shpejtë.

Në të njëjtën kohë, zbatimi i kësaj pike nga marrëveshja e Brukselit filloi edhe në pikëkalimet e tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar për zbatimin e kësaj pike të marrëveshjes në të gjitha pikat kufitare me Serbinë.

“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, bëri të ditur Policia.

Si parakusht për zbatimin e kësaj pike të marrëveshjes, njësitë speciale të Policisë së Kosovës u larguan nga pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak të shtunën pasi serbët i hoqën barrikadat dhe rrugët u liruan pas 13 ditësh.

Pjesëtarë të KFOR-it nga e shtuna janë vendosur në këto dy pika kufitare, ku, sipas marrëveshjes, do të qëndrojnë për dy javë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit