14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Zhduket nëna e katër fëmijëve nga Podujeva, vëllait të saj i vjen një mesazh pretendon se nuk është shkrimi i saj

Rekomandime

Egzona Imeri nga Podujeva është nëna e katër fëmijëve e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj që nga data 2 janar.

Familjarët kanë treguar se ajo është larguar nga shtëpia pas festimit të Vitit të Ri, ndërsa sipas kamerave të shtëpisë, ajo ka dal pasmesnate nga dera e ballkonit të shtëpisë me një bagazh në duar, ndërsa është larguar me një veturë të panjohur.

- Advertisement -

Vëllai i saj ka folur për ATV duke treguar momenti kur ai mendon se motra u larguar nga shtëpia.

“Ka ndodhur një rast i papritur, kam shku ta marrë tek familja e burrit që ta presim vitin e ri tek unë, kemi qendruar zgjuar deri në orën 01:30 dhe më pas jemi shpërndarë nëpër dhoma dhe nga ai moment nuk dimë asgjë për fatin e saj”, tha ai.

Pasi vëllai i Egzonës kishte lajmëruar policinë, ai thotë se ka pranuar një mesazh në “Snapchat”, nga një adres e panjohur që pretendonte se ishte Egzona, por që vëllai i saj dyshon se ishte ajo.

- Advertisement -

“O Alb mirë jam, me qef kom dal u bë e tepërt më, kam bërë zgjidhje vet. Fëmijët e mi do bëj qmos mi marr”, shkruante në mesazhin që kishte marrë vëllai.

“Nuk është shkrimi i saj, pasi unë e njoh si shkruan ajo”, thotë ai.

- Advertisement -

Tre vite më parë Egzonës i kishte vdekur bashkëshorti, ndërsa në natën kur u largua ishte mysafire tek familja e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit