8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Zhegrova e trullos kundërshtarin me një veprim maestral

Rekomandime

Edon Zhegrova njihet për shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme teknike. Ylli i ri kosovar e ka trullosur një kundërshtar me një veprim maestral, në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, Basel

- Advertisement -

Edon Zhegrova po kalon nëpër një formë mjaft të mirë të karrierës së tij, shkruan Gazeta Express.

Ylli i ri kosovar po ka më shumë hapësira në ekipin e Baselit.

Kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e fundjavës që shkoi, ku përfaqësuesi kosovar luajti gjatë tërë ndeshjes kundër Luzernit.

- Advertisement -

Edhe pse ekipi i tij pësoi humbje, futbollisti kosovar ishte protagonist me lëvizjet dhe ekzibicionet e tij.

Prej tyre, një herë prishtinasi e trullosi një kundërshtar, të cilin e mashtroi me një veprim maestral me lëvizje trupore.

- Advertisement -

Zhegrova njihet për shkathtësitë e tij të padiskutueshme teknike, me të cilat jo rrallë herë i ngre në këmbë të gjithë shikuesit në stadium.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit