11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Zhegrova: Edonin e vërtetë do ta shihni në Barcelonë shumë shpejt

Rekomandime

Edon Zhegrova këmbëngul se ende nuk i ka treguar plotësisht aftësitë dhe cilësitë e veta të mirëfillta dhe thotë se një ditë do të luajë për Barcelonën, duke pretenduar se nuk e ka ndonjë dobësi në lojën e vet.

- Advertisement -

Ylli i Kombëtares së Kosovës Zhegrova e gëzoi sezonin më të mirë në karrierë me Baselin në Superligën e Zvicrës, para se pandemia koronavirus ta pezullonte futbollin dhe të ndikonte në vendimin e Baselit për të ardhmen tij.

21-vjeçari u kthye në Genk muaj më parë, pasi Baseli nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së kosovarit në fund të marrëveshjes së huazimit njëvjeçar e gjysmë, pas humbjeve financiare si pasojë e Covid-19.

Zhegrova, i vlerësuar si njëri prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë në vitet e fundit, ka dështuar ta tregojë veten megjithatë, duke i shënuar vetëm shtatë gola deri tani në karrierën e tij për Genkun dhe Baselin dhe duke mos e zënë asnjëherë vendin e titullarit për skuadrat në të cilat ka luajtur.

- Advertisement -

Por ai këmbëngul se në moshën 21-vjeçare, ende ka kohë t’i tregojë cilësitë dhe aftësitë e veta, madje duke synuar që një ditë ta bëjë këtë duke luajtur për Barcelonën.

“Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë”, tha Zhegrova në një intervistë për Supersport.

- Advertisement -

“Pikë të dobët nuk kam. Pika ime më e fortë është vetëbesimi i lartë. Nuk jam penduar për karrierën, pasi gjithçka ka shkuar mirë, por qëllimi është për të shkuar më lartë”, shtoi ai.

Sulmuesi anësor i ka bërë 15 paraqitje edhe për ekipin kombëtar të Kosovës, por nuk ka asnjë gol asnjëherë në ndonjë ndeshje zyrtare. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit