1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zhvillime dramatike: Pak ditë pasi u përmend dalja nga Qeveria, takohen Mustafa, Haradinaj e Limaj

Rekomandime

Teksa po zhvillohej takimi më i rëndësishëm i Kosovës në Shtëpi të Bardhë, u njoftua se AAK-ja po del nga Qeveria për shkak të pakënaqësive. Ata i ranë pishman për dorëheqjen, mirëpo acarimi vazhdoi me deklarime publike.

- Advertisement -

E sot, krerët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, janë takuar në një hotel të Prishtinës, shkruan Kosova ime.

Gazeta ka siguruar pamje teksa lideri i AAK-së po futej në hotelin ku edhe u vendos për lidhjen e koalicionit që bëri Qeverinë. Pas tij në këtë takim ka ardhur edhe kryetari i LDK-së e ai i Nismas.

Askush nga zyrtarët e partive nuk ka treguar për agjendën e takimit, mirëpo dihet se raportet në koalicion janë në një krizë.

- Advertisement -

I gjithë mospajtimi, siç u raportua në media me paraqitje të zyrtarëve, nisi kur Ramush Haradinaj paraqiti kandidaturën për president, të cilën gjë e kundërshtoi LDK-ja. Më pas, kundërshtia mori tjetër nivel kur AAK-ja paralajmëroi dorëheqjen e ministrave në kohën kur delegacioni shtetëror po takohej me presidentin amerikan, Donald Trump.

Sidoqoftë, rrëzimi i Qeverisë nuk është një opsion, pasi sot AAK-ja i tha “JO” Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve. Interes për ta rrëzuar Qeverinë nuk ka paraqitur as PDK-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit