20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zjarr i madh mbi tunelin e Kalimashit

Rekomandime

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka dalë jashtë kontrollit duke pushtuar të gjithë hapësirën e malit.

- Advertisement -

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësit, por terreni i vështire e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Kjo vatër është ndër më të rrezikshmet në vend, ku prej disa ditësh ende nuk është vënë nën kontroll.

Top Channel raporton edhe për situatën e zjarreve në Bashkinë Mirditë, zjarri në malin e Munellës ka marrë përmasa më të mëdha, i favorizuar edhe nga erërat e forta.

- Advertisement -

Reklamë

Mësohet se zjarri është duke zbritur në fshatrat Domgjon dhe Munellë, duke u kthyer në kërcënim serioz për ta.

- Advertisement -

Në fshatin Thirrë zjarri është aktiv, ku në lagjen Gështenjë është afruar në distancën 700 m.

Në lagjen Karaq është afruar në distancën 1000 m. Në terren janë 55 forca të ushtrisë, 10 zjarrfikësa, 4 të shërbimit pyjor.

Nga këto forca po bëhet e pa mundura për frenimin e vatrës, por është shumë e vështirë izolimi./tch

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit