17.9 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Zmbrapsen rusët edhe në jug të Ukrainës, kapën sistemin raketor rus Pantsir-S1

Rekomandime

Luftime të ashpra po bëhen në jug të Ukrainës, respektivisht në qytetin Mariupol, ku duket se forcat ukrainase kanë rezistuar jashtzakonisht megjithëse të rrethuar tanimë nga rusët, ku gjatë këtyre luftimeve ushtria ukrainase ka arritur të kapë një sistem të avancuar të mbrojtjes kundërajrore Pantsir- S1.

- Advertisement -

Mbrëmë forcat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetin-port Mariopol, por sipas raporteve të sotme, forcat ukrainase ende e kanë nën kontroll këtë qytet. Civilët në këtë qytet janë strehuar në palestrën sportive të qytetit, me qëllim shmangien ose mos ekspozimin ndaj forcave ruse.


Ky qytet ishte bombarduar me artileri të rëndë ushtarake ditë më parë, ndërsa forcat tokësore ruse nuk po arrijnë të marrin plotësisht kontrollion mbi qytet.

Mariupol është ndër objektivat e ushtrisë ruse për ta marrë nën kontroll, por deri më tani tentativat me granatime dhe artileri tokësore dhe tanke kanë dështuar./gazetametro.net

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit