Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në takimin e jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së ka kërkuar me urgjencë miratimin e Ligjit të Pagave.
Derisa propozimi i SBASHK-ut në këtë takim u mbështet nga të gjitha federatat që afati i fundit për draftimin e Ligjit të Pagave, ligji për skemat pensionale dhe ai për sigurimet shëndetësore të draftohen nga Qeveria deri në muajin shkurt, dhe në mars me u miratu në Kuvend.
Nëse merren parasysh, këto kërkesa sot nga Qeveria, atëherë SBAShK sot në orën 14:00 pritet të marrë vendim për pezullimin e protestave të arsimit të dhjetorit dhe janarit deri në mars.