Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë vendosur kurora lulesh në Sheshin e Dëshmorëve në Komunën e Podujevës.
Ata kanë folur edhe para mediave ku i janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.
- Advertisement -
Në përfundim të fjalëve, një i moshuar ka gjetur rastin që t’i urojë presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
“Zoti ju rujtë dyve”, është dëgjuar duke thënë një qytetar.
“Faleminderit edhe juve”, i është përgjigjur Osmani.