0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zvicra do të publikojë emrat dhe shumat/ Kush janë politikanët shqiptarë që kanë llogari bankare në këtë shtet!

Rekomandime

Zvicra do të publikojë emrat dhe shumat/ Kush janë politikanët shqiptarë që kanë llogari bankare në këtë shtet!

- Advertisement -

December 15, 2019

Parlamenti i Zvicrës ka miratuar një ligj me kërkesë të dhomës së përfaqësuesve, për të shkëmbyer informacion në lidhje me llogaritë bankare me 18 vende të ndryshme të botës.

Konkretisht, duke filluar nga viti 2021, 18 vende të botës do të kërkojnë tanimë nga Zvicra informacion për llogaritë bankare të shtetasve të tyre të cilët depozitojnë një llogari në këtë shtet.

- Advertisement -

Ajo që është interesante është që Shqipëria është i vetmi vend evropian që bën pjesë në listë.

Të 18 vendet janë; Shqipëria, Azerbajxhani, Brunei, Dominica, Gana, Kazakistani, Libani, Makau, Maldive, Nigeria, Niue, Oman, Pakistani, Peru, Samoa, Shën Martin, Trinidad dhe Tobago dhe Vanuatu.

- Advertisement -

Çdo detaj i llogarive bankare në Zvicër, i vendosur në emrin e një shtetasi shqiptar tanimë do të bëhet publike.

Zvicra është konsideruar gjithmonë një “parajsë” për shtetasit e huaj të cilët fshehin pasurinë e tyre në një vend tjetër, por ky mit do të bjerë në 2021, kur këto të dhëna do të bëhen publike, dhe pasuritë e mëdha do të zbulohen.

Shteti zvicerian ka zbuluar kohët e fundit, se janë rreth 3.1 milionë llogari bankare në këtë shtet të mbajtura nga shtetasit e huaj jo zviceranë.

Sa më sipër, vitin e ardhshëm do të mësojmë se cilët janë politikanët që kanë llogari bankare në Zvicër dhe sidomos sa kanë, dhe cilat kanë qenë transaksionet e këtyre të fundit ndër vite nga Shqipëria në shtetin Zvicerian.

Këto informacione mjaft të rëndësishme do të ndihmojnë tanimë edhe drejtësinë shqiptare, kryesisht Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion, e njohur si SPAK, për të hetuar korrupsionin në nivelet e larta të administratës dhe politikës shqiptare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit