2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zvicra kërkon që koalicioni qeverisës i Kosovës t’i kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme e ta luftojë virusin

Rekomandime

Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka kërkuar koalicionit qeverisës të vendit që t’i kapërcejnë mosmarërveshjet e brendshme dhe të ndërtojnë besimin në mënyrë që, siç thuhet në një deklaratë të kësaj Ambasade, “të vazhdojnë me zbatimin e planit të qeverisë dhe të jetësojnë atë për të cilën janë zgjedhur”.

- Advertisement -

“Ne i dënojmë të gjitha përpjekjet për ta përdorur pandeminë e virusit Korona për ta rrëzuar Qeverinë e Ligjshme dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të ndihmojnë në lehtësimin e situatës”, thekson komunikata e publikuar nga Ambasada zvicerane në Kosovë, raporton KOHA.

Në këtë deklaratë, Ambasada kujton se si Zvicra ishte një ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe thekson se dy vendet gëzojnë lidhje të ngushta me njëra-tjetrën prej dekadash.

Kjo lidhje, sipas Ambasadës, është krijuar në kohën kur shumë njerëz nga Kosova jetën shtëpinë e dytë në Zvicër “gjatë viteve të tmerrshme të luftës”.

- Advertisement -

Thotë po ashtu se që nga viti 1998, Konfederata Zvicerane është angazhuar vazhdimisht në të gjitha fushat për të ndërtuar një ekonomi më të fortë, për të përmirësuar infrastrukturën, sundimin e ligjit, institucionet funksionale të mirëqena dhe një situatë stabile të sigurisë në Kosovë.

“Zvicra ndihet fuqimisht e përkushtuar në miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës dhe njerëzit e saj”, thekson më tej.

- Advertisement -

“Sot bota gjendet nën kontrollin e virusit Corona. Situata në Republikën e Kosovës është serioze gjithashtu. Si në shumë vende, qeveria ka ndërmarrë masa drastike për ta ulur ndjeshëm përhapjen e virusit dhe për të kursyer jetë. Zvicra lavdëron vendosmërinë dhe kompetencat e demonstruara nga qeveria deri më tani. Siç po kërkohet në tërë botën, udhëheqësit duhet të tregojnë unitet tani ashtu që t’i mbrojnë njerëzit në mënyrë efikase”, potencon Ambasada e Zvicrës në Kosovë, në thirrjen e saj drejtuar politikanëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit