10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zvicra nuk i dha epilog rastit Dehari, çfarë paralajmëroi Prokuroria pasi iu hodh poshtë konstatimi për vetëvrasje?

Rekomandime

Menjëherë pas vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, Prokuroria e Policia, kishin dalë me konkluzione të ndryshme për rastin. Prokurori Sylë Hoxha kishte thënë se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, ndërkohë nga Policia në Prizren kishin thënë se Astrit Dehari kishte konsumuar medikamente dhe kishte vdekur, gjë që u demantua më pas.

- Advertisement -

Për të sqaruar rrethanat e vdekjes, familjarët kishin kërkuar që të bëhej një ekspertizë jashtë shtetit, raport i cili iu dha familjes Dehari sot, 3 vite pas vdekjes së djalit të tyre.

E në këtë raporti të institutit zviceran për rastin e vdekjes së Astrit Deharit nuk ka përcaktuar në mënyrë përfundimtare se cilat kanë qenë rrethanat e vdekjes.

Megjithatë në ekspertizë thuhet që mundësitë e vetëvrasjes janë shumë të vogla. Ndërkohë është lënë i hapur edhe dyshimi që Astrit Dehari mund të jetë vrarë, dhe kanë potencuar në ekspertizë që përfshirja e një personi të tretë në këtë proces duhet të merret parasysh.

- Advertisement -

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në pikën e parë të ekspertizës zvicerane së përkthyer në gjuhën shqipe e të publikuar nga Prokuroria e Shtetit.

Si rezultat i kësaj ata kanë rekomanduar që të bëhet edhe një hetim i ri për këtë rast.

- Advertisement -

Ndërkohë në komunikatën e dërguar sot nga Prokuroria e Shtetit, thuhet se pas marrjes së raportit, do t’i intervistojë edhe ekspertët zviceran të cilët janë marrë me rastin.

Gjithashtu kanë thënë se nëse do të jetë e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, do të kërkojnë të bëhet edhe një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria do të vazhdoj me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjoj edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes” thuhet në komunikatë.

Tutje nga Prokuroria e Shtetit thonë që sigurojnë familjen Dehari dhe opinionin publik se do të zhvillojnë hetime profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinonin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime profesionale deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti”, përfundon komunikata e Policisë.

Pas publikimit të raportit kanë folur edhe nga familja e Astritit. Avni, Xhemile e Arta Dehari kanë thënë se raporti e tregon qartë atë të cilën e kanë thënë për vite të tëra se “Astriti është vrarë”, dhe kanë kërkuar që të bëhet drejtësi për rastin.

Ndërkohë ka folur edhe përfaqësuesi ligjor i familjes Deharit, Tomë Gashi, i cili ka thënë se Astrit Dehari është vrarë vetëm për shkak se ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit