4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zvicra po fiton 6:1, të gjashtë golat janë shënuar nga shqiptarë

Rekomandime

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Stasswalchen Nevoga-Arena”, ekipi kombëtar U19 i Zvicrës është duke fituar me rezultat 6:1 kundër Gjibraltarit, falë golave të shënuar nga dy shqiptarë.

- Advertisement -

Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 10 kualifikues për Kampionatin Evropian U19, Zvicra është duke u përballur momentalisht me ekipin kombëtar të Gjibraltarit, që është duke pësuar disfatë të thellë, raporton Gazeta Express.

E për këtë epërsi të thellë 6:1, zviceranët duhet t’i falënderojnë dy futbollistët me origjinë shqiptarë, Lorent Tolaj dhe Orges Bunjakun, të cilët i shënuar të gjashtë golat e Zvicrës në pjesën e parë.

Tolaj shënoi katër herë në këtë përballje (19’, 22’, 33’ dhe 36’), përderisa Bunjaku i shënoi dy golat e tjerë të Zvicrës (10’ dhe 24’). Golin e vetëm për Gjibraltarin e shënoi Craig Galliano në minutën e 35-të, nga pika e penalltisë.

- Advertisement -

Nëse arrin ta mbajë këtë fitore deri në fund, Zvicra do të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e Grupit 10 të rundit kualifikues për EURO U19, pas Austrisë që ka tre pikë më shumë.


Për momentin në kuadër të kësaj kampanje kualifikuese është duke luajtur edhe Kosova U-19, që ndeshjet e saja po i zhvillon në Uells. /Gazeta Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit