7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zyra e Grenellit e mbyllur për takimet në Uashington, Serbia e lirë në fushatën kundër Kosovës

Rekomandime

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell u takua të hënën në Uashington me presidentin kosovar, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq.

Nga ky takim nuk u dhanë edhe aq shumë detaje se çfarë u diskutua. Presidenti Thaçi kërkoi që gjatë javës të raportojë në Kuvend për takimet që ka pasur në SHBA, ndërkohë theksoi se do të ketë risi.

- Advertisement -

Përkundër Thaçit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të rikthehet në dialog nëse Kosova heq tarifat.

Theks të veçantë pati deklarata e tij kur tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar ndonjë lëshim nga Serbia në këmbim të heqjes së tarifës nga Kosova.

Për këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar zyrën e Grenellit në Gjermani. Zëdhënësi i tij, Dick Custin ka thënë se nuk ka detaje për takimin e zhvilluar në Uashington, por na ka porositur t’i përcjellim postimet e Grenell në Twitter.

- Advertisement -

“Unë nuk kam asnjë detaj tani, por do të t’ju rekomandoja të vazhdoni të shikoni njoftimet e ambasadorit Grenell në Twitter dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, ka thënë Custin.

Po ashtu, ai ka përcjellur edhe deklaratën e dhënë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo pas takimit me Vuçiqin.

- Advertisement -

Në këtë deklaratë kuptohet qartë se SHBA-të nuk i kanë kërkuar Serbisë asgjë në favor të heqjes së taksës. Aty thuhet se Pompeo ka inkurajuar Vuçiqin të nis zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Berlin.

“Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 2 mars në Uashington. Pompeo përsëriti mbështetjen e SHBA-ve për Serbinë dhe qëllimin e saj për anëtarësim në BE. Sekretari theksoi rëndësinë e kthimit në negociata me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve. Pompeo gjithashtu inkurajoi presidentin Vuçiq të nis zbatimin e marrëveshjeve për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën në mes Prishtinës dhe Beogradit. Sekretari Pompeo dhe Vuçiq diskutuan për zhvillimin e vazhdueshëm të Serbisë si një komb modern, demokratik dhe i përkushtuar në paqe me fqinjët e saj”.

Ndërkohë, Vuçiq nga Uashingtoni deklaroi se Serbia nuk do ndalet së lobuari kundër Kosovës dhe se do të ketë tërheqje të reja të njohjeve, duke e bërë kështu të qartë se nuk do e ndalin lobimin kundër edhe nëse taksa hiqet.

Sa i përket çështjes së taksës, spektri politik në Kosovë vazhdon të ketë dallime. Një pjesë e opozitës kërkon pezullim për 120 ditë, tjetra që taksa të mos hiqet , ndërsa nga koalicioni qeverisës, LDK është pro heqjes së plotë të taksës, ndërsa Vetëvendosje po kërkon heqje të pjesshme dhe vendosje të reciprocitetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit