6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zyra e Hotit njofton për shkarkimin e Qalajt, cakton ushtruesin ri të detyrës

Rekomandime

Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajn.

- Advertisement -

Pas raportimit të Gazetës Express, ZKM e ka konfirmuar largimin e Qalajt.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

Në vend të Qalajt, Hoti e ka emëruar ushtrues detyre Samedin Mehmetin.

- Advertisement -

Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit