1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyra e kryeministrit deklarohet për shtyrjen e takimit në Uashington

Rekomandime

Në media vendore është raportuar se mund të jetë shtyrë për një datë tjetër takimi në Washington ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte paraparë të mbahej më 2 shtator.

Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë mohuar se është shtyre takimi. Këshilltari i shefit të Qeverisë, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka informacion se takimi në Washington është shtyrë.

- Advertisement -

Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri.

Kjo është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit