1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zyra e Presidentes reagon pas lajmit tendecioz në media të caktuara

Rekomandime

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas publikimit të një lajmi në disa media vendore, ku ndër të tjerash, në lajm nuk është hequr një fjali tendencioze e cila i jep konotacion lajmit.

Ky është reagimi i Zyrës së Presidentes:

- Advertisement -

Në lajmin e publikuar sot nga gazetaexpress.com dhe i ripublikuar nga ekonomiaonline.com, me titull “LVV si pushtetarë, mburret se po kursen ujë, harxhon derivate sa dhjetëra rroga minimale”, ndër tjera thuhet: “Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani – e cila garoi në listën zgjedhore të VV-së, ku kjo parti fitoi mbi 50% të votave – para pak ditësh, publikoi me krenari shpenzimet e Osmanit, duke thënë se asnjë cent s’u shpenzua dosido”.

Një sugjerim redaksional skandaloz në brendi të tekstit “mundesh me hjek krejt, vec nëse do m`i qepu Vjosës”, të cilin nuk kemi arritur ta verifikojmë se cili medium e ka vendosur brenda tekstit përbën shkelje të rëndë profesionale, tendencë të hapur mediale e politike të vazhdueshme për denigrim dhe njollosje të Presidentes.

Mediat e apostrofuara ia hedhin fajin njëra-tjetrës për këtë skandal, teksa kjo praktikë e këtyre mediumeve, u dëshmua se nuk përbën gabim, por qëllim.

- Advertisement -

Kërkojmë nga redaksitë e mediumeve përkatëse që të kërkojnë falje publikisht për këtë shkelje profesionale, sepse nuk është hera e parë që ndiqet një qasje e tillë në raportimet e tyre për Presidenten!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit