1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyrtare: Klubi serb tërhiqet nga garat në ENBL, shkak bëhet Sigal Prishtina

Rekomandime

Klub i basketbollit nga Serbia, Dunav, është tërhequr nga garat për ligën më të re të basketbollit, European North Basketball League (ENBL).

Më 2 nëntor, faqja zyrtare e ENBL-s i uroi mirëseardhje klubit serb. Por, ky klub është tërhequr sot.

- Advertisement -

ENBL ka njoftuar këtë të premte se Dunav ka tërhequr në minutat e fundit kërkesën për arsye politike të brendshme, duke mos shkruar më shumë rreth kësaj teme.

Ky sqarim mund të konfirmojë raportimet e fundit nga mediat serbe, që klubi në fjalë është tërhequr për shkak se pjesë e ENBL-s është edhe klubi nga Kosova, Sigal Prishtina.

Njoftimi i plotë nga faqja zyrtare e ENBL-s:

- Advertisement -

“Sezoni i dytë i European North Basketball League do të ketë 15 klube pas një largimi në minutën e fundit nga BC Dunav.

Klubi serb e ka tërhequr kërkesën për arsye politike të brendshme të premten, më 4 nëntor.

- Advertisement -

ENBL respekton vendimin e BC Dunav dhe i uron fat të mirë klubit.

Për shkak të rrethanave të papritura, Grupi A do të ketë shtatë ekipe dhe Grupi B – tetë ekipe. Katër skuadrat më të mira nga secili grup do të kualifikohen në play-off.

Grupi A: Budivelnyk Kyiv (Ukrainë), Kalev/Cramo (Estoni), Sigal Prishtina (Kosovë), Start Lublin (Poloni), Šiauliai (Lituani), TalTech Optibet (Estoni), Zastal Zielona Gora (Poloni).

Grupi B: Basket Brno (Çeki), BM Stal Ostrow (Poloni), Ironi Ness Ziona (Izrael), Mbreti Szczecin (Poloni), Tartu Ulikool (Estoni), Trefl Sopot (Poloni), Valmiera Glass (Letoni), Wolves Vilnius ( Lituani).

Orari zyrtar do të publikohet brenda pak ditësh – pas finalizimit të datave për ‘Final 4’”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit