1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyrtare: Kryeministri Kurti emëron ministrin e ri të Shëndetësisë

Rekomandime

Një muaj e gjysmë pasi Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka emëruar Rifat Latifin ministër të ri të kësaj ministrie. Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York.

Kirurgu Rifat Latifi është emëruar ministër i Shëndetësisë.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në një konferencë që po mbanë për media.

“Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit