2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zyrtare: LDK publikon emrat e kandidatëve për kryetarë në tetë komuna

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar emrat e tetë kandidatëve për kryetarë komunash.

Në njoftim bëhet e ditur se Kryesia e LDK-së ka aprovuar propozimet e degëve për kandidatë për kryetar të komunave.

- Advertisement -

Këta janë kandidatët e zyrtarizuar sot nga LDK-ja:

– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

Reklamë
– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

- Advertisement -

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

- Advertisement -

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

Ndryshe, para tri javësh, LDK-ja ka zyrtarizuar 10 kandidatë për komunat tjera të vendit, për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kryesia e LDK-së vendosi që: Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit; Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit; Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut; Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit; Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit; Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës; Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës; Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit; Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës; Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut. Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi”, thuhej në njoftimin e LDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit