1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Zyrtarë të LDK’së i çuan letra amerikanëve për mua”, Isa Mustafa i përgjigjet Vjosa Osmanit

Rekomandime

Vjosa Osmani mbrëmë në Pressing tha se do të qëndrojë në LDK dhe s’mund t’ia tregoj derën askush, përvec popullit. Isa Mustafa një një prononcim për Gazetën Express ka komentuar intervistën e Osmanit duke thënë se nëse ajo ka fakte se dikush i ka shkruar amerikanëve kundër saj “le të flasë me emra”. Por, kreu i LDK’së u kujdes që t’ia cojë edhe një porosi nënkryetares duke I thënë se LDK është organizim vullnetar i qendrës së djathtë e jo e misionarëe që thonë “unë dhe populli” dhe “unë dhe zoti”.

- Advertisement -

Pas intensifikimit të kundërshtimeve të nënkryetares Vjosa Osmani ndaj partisë, kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kishte paralajmëruar pasoja ndaj saj.

Ndërkaq, edhe pse ditë më parë tha se “zogjtë e malit” i dinë qëndrimet e përbashkëta me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nënkryetarja e LDK’së ngulmon se nuk del nga partia, e as nuk mund ta largojë askush nga brenda LDK’së.

“Derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Janë ata që më kanë sjell deri këtu”, tha Osmani në Pressing.

- Advertisement -

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i pyetur nga Gazeta Express e a mund t’ia tregojë dikush derën nënkryetares Osmani, ka thënë se partia e tij nuk funksionon me logjikë të funksionarëve

“LDK është një organizim vullnetar i njerëzve që kanë përqafuar një ide politike të qendrës së djathtë, që funksionon me rregulla të formuluara në Statutin e LDK-së . LDK nuk funksionon me logjikën e misionarëve, “unë dhe populli”; “ unë dhe zoti” por me mirëkuptim dhe solidaritet të brendshëm. Prandaj fuqia jonë qëndron në besimin në LDK dhe në respektimin e LDK’së”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Osmani, që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e LDK’së për kryeministre, dje në Pressing ka akuzuar zyrtarë të lartë të kësaj partie, se u kanë thënë amerikanëve se ajo nuk e përfaqëson partinë.

“Kishte zyrtarë të LDK’së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP’së, dhe të tjerëve lidhur me mua, prapa shpine. Flitet për letra ku thonin se Vjosa Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së. Pastaj po këta zyrtarë të SHBA’së dhe të EPP’së më njoftonin mua cka u ka thënë partia”, është shprehur Osmani.

Mustafa thotë se nuk ka njohuri që dikush i LDK’së ka folur për kryeparlamentaren e tanishme me administratën amerikane. Për akuzat e Osmanit, kreu i partisë e fton atë që t’i bëjë publike emrat e zyrtarëve.

“Si Kryetar i LDK-së nuk kam njohuri se dikush nga strukturat e larta të LDK-së ka komunikuar me administratën amerikane apo me EPP-inë për znj Osmani. Por, në qoftë se znj Osmani ka argumente, do ta ftonja që ato t’i bëjë publike, me emër dhe mbiemër”, ka thënë Mustafa.

Osmani dje në Pressing ka thënë se nuk ua falë ofendimet çnjerëzore që, sipas saj, i kanë bërë anëtarë të kryesisë së LDK’së dhe të këshillit të partisë.

Kreu i LDK’së thotë se i kundërshton ofendimet, ndëkaq përmend se vetë merr ofendime nga ata që Mustafa i quan militantë të VV’së.

Sa u përket ofendimeve, unë nuk i preferoj dhe i kundershtoj. Mospajtimet nuk zgjidhen me ofendime. Më ofendojnë edhe mua nganjëherë me mijëra militante të VV duke u paraqitur edhe si të LDK-së por nuk i lexoj. Sepse po t’i lexonja dhe te merresha me ta do ta humbas rrugën”, u shpreh Mustafa për Express.

Osmani ka një histori konfliktesh me hierarkinë e partisë. Në vitin 2014, ajo kundërshtoi koalicionin e LDK’së me PDK’në dhe nuk e votoi Isa Mustafën për kryeministër.

Ajo nuk kishte dhënë votën e saj as për zgjedhjen e Hashim Thacit për presidenti, as për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (gjatë qeverisjes së Mustafës).

Osmani ka pasur vazhdimisht përplasje publike me figurat kyce të partisë, si Agim Veliu e Lutfi Haziri. Raportet e saj me Mustafën dhe të tjerët u përmirësuan gjatë kohës kur LDK ishte në opozitë dhe në zgjedhjet e 6 tetorit, Osmani u nominua kandidate për kryeministre nga partia e saj, duke u bërë gruaja e partë e kandiduar në për këtë pozitë.

Osmani pas marrëveshjes për qeverisje me Vetëvendosjen u zgjodh kryeparlamentare.

Pesëdhjetenjë ditë më pas, LDK’ja e rrezoi Qeverinë e Kurtit, pjesë e të cilës ishte edhe vetë, ndërsa Osmani e kundërshtoi fuqishëm mocionin e rrëzimit të Qeverisë.

Ajo doli kundër marrëveshjes për koalicion me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. Rrjedhimisht, ajo doli edhe kundër dekretit të Presidentit Thaci, i cili mandatoi bashkëpartiakun e Osmanit, Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit