UEFA ka marrë vendim për të shtyrë Kampionatin Europian për një vit, pra do të luhet në vitin 2021.
Pas situatës së krijuar nga COVID-19, UEFA ka marrë disa vendime ku ndalohej zhvillimi i garave të futbollit dhe vendimi më i ri është që është shtyerë edhe EURO2020.
Vendimi është marrë sot gjatë një mbledhje/video-konference mes krerëve te UEFA’s edhe 55 anëtareve nga federatat.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Federata e Futbollit të Norvegjisë në Twitter.
“UEFA ka vendosur që Kampionati Evropian të shtyhet në vitin 2021. Ai do të luhet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm. Më shumë informacione do të vijojnë”, është thënë nga federata.
Kujtojmë që Kampionati Europian do të zhvillohej nga qershori i këtij viti, por që shkaku i koronavirusit u bë i pamundur zhvillimi i tij.
Ndërkaq UEFA ka vendosur që nëpër kampionatet respektive në Europë, që garat të përfundojnë deri me 30 qershor.