2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Zyrtarët e MTI-së paguan 16 mijë euro për dy dreka zyrtare

Rekomandime

Gjithsej 15 mijë e 967 euro i kanë kushtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vetëm dy dreka zyrtare gjatë 2019-s.

Ndonëse pagesat për dreka zyrtare dhe akomodimet nuk janë të lejuara me ligjin e prokurimit publik, faturat e këtyre dy drekave zyrtare janë paguar nga buxheti i shtetit përmes modulit të blerjes apo prokurimit.

- Advertisement -

Madje këto shpenzime janë mbuluar nga MTI-ja pa asnjë dëshmi rreth aktivitetit, listës së pjesmarrësve apo ndonjë dëshmi tjetër që të paktën arsyeton shpenzimin e mjeteve, përcjell Buletini Ekonomik.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që MTI-ja vepron në të njëjtën mënyrë, thonë nga Zyra Kombëtare ë Auditimit.

Kjo e fundit në raportin e saj të fundit për MTI-në, ka konstatuar se kjo ministri ka bërë keqmenaxhim të buxhetit, mosarsyetim të avanseve, pagesa të shumta për punëtorët që s’kanë vijuar punën fare e disa mangësi të tjera.

- Advertisement -

“Dy pagesa për dreka zyrtare në vlerë prej 9,200€ dhe 6,767€ ishin procesuar përmes modulit të blerjeve edhe pse këto shërbime janë të përjashtuara nga procedurat e prokurimit. Pagesat ishin realizuar pa dëshmi të nevojshme lidhur me aktivitetin, si agjenda, lista e pjesëmarrësve dhe dëshmi të tjera të cilat arsyetojnë mjetet e shpenzuara. Ndërkohë që, edhe pse këto shpenzime janë të përjashtuara nga prokurimi publik, ato janë procesuar përmes modulit të blerjeve (përmes prokurimit)”, thuhet në raport.

Për më tepër, njëra nga pagesat e lartëcekura edhe pse përmbante pjesën më të madhe të shpenzimit për nevoja të akomodimit, ishte kategorizuar si drekë zyrtare. E zyrtarët përgjegjës për procesimin e pagesave të tilla nuk kanë ofruar ndonjë përgjigje të bazuar Auditorit.

- Advertisement -

“Kjo është një praktikë e cila është ndjekur nga ministria për shpenzime të tilla”, sqaron tutje ZKA.

Sipas Auditorit, procesimi i këtyre shërbimeve nga zyrtarët e pa autorizuar është një indikacion lidhur me dobësitë e sistemit të kontrollit në këtë ministri, pasi procesimi i pagesave pa u arsyetuar me dëshmi të mjaftueshme, rrit rrezikun e shpenzimeve të paarsyeshme dhe jo sipas çmimeve të tregut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit