1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zyrtari amerikan tregon katër arsyet se si ‘kapitulloi’ Iuftanija ruse Moskva

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara i besojnë raporteve se Iuftanija ruse, Moskva është goditur nga raketat ukrainase.

Raketat e përdorura besohet të jenë të llojit Neptun, të cilat shkaktuan fundosjen e anijes që gjendej në ujërat e Detit të Zi.

- Advertisement -

Zyrtari tha se nuk ka një pamje të qartë pse mbrojtja ajrore e anijes nuk u fut, por shpjegoi arsyet e mundshme pse kolapsoi krenaria e marinës së Rusisë, raporton skynews.

Katër arsyet e mundshme pse nuk reagoi me kohë Iuftanija:

- Advertisement -

Problemet e mirëmbajtjes mund të kenë ndikuar në sistemet;

Sistemet e mbrojtjes ajrore mund të mos jenë aktivizuar;

- Advertisement -

Raketat mund të kenë ardhur nga një kënd që iu kanë shmangur sistemeve të mbrojtjes ajrore;

Një dron mund të ketë shpërqendruar mbrojtjen ajrore, siç kanë raportuar disa herë më parë.

Ndryshe, autoritetet ruse kanë pohuar se Iuftanija doli jashtë përdorimit shkaku i një zjarri që e kaploi bordin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit