23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Zyrtari i LDK-së: Ne e fitojmë Prishtinën, VV e ka hëngër, Daut Haradinaj s’ka çka lyp

Rekomandime

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Shefki Gashi, ka folur për garën e të parit të kryeqytetit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se partitë tjera përveç LDK’së do të shpenzohen kot për zgjedhjet e të parit të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje e kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ai ka thënë se nga ky subjekt kanë punësuar persona me e pa përvojë.

- Advertisement -

“Veq kot harxhiten. Prishtina ka me fol këtë herë. Vetëvendosje e ka hëngër njëherë e kanë pa. Kanë fut me përvoja e pa përvoja në punë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ai ka kritikuar edhe AAK’në e PDK’në, duke thënë se janë larg fitores në Prishtinë.

- Advertisement -

“ Komuna duhet të ketë njeri të nivelit profesional. Dauti s’ka çka lyp. Ndërsa Uran Ismailin unë e kam pasur koleg, është intelektual, por i painteresuar për zhvillimet në komunë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit