4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Zyrtari i LDK’së: Kamishi na krypi, qe pse duhet të ndërtohet stadiumi në Bernicë

Rekomandime

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci, ka publikuar një dokument që, sipas tij, tregon se pse stadiumi i ri i futbollit për Kombëtaren e Kosovës duhet të ndërtohet në Bernicë të Komunës së Prishtinës.

Dokumenti (shih në fund të tekstit), i titulluar “Komparacioni i stadiumeve Bërnicë – Drenas”, dhe që mban datën tetor 2019, paraqet krahasime mes opsionit për ndërtimin e stadiumit në Bernicë, dhe atij për ndërtimin e tij në Komunën e Drenasit. Këtë të fundit e ka zgjedhur qeveria e Ramush Haradinajt.

Por, qeveria e re, që pritet të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK’ja, besohet se do ta ndryshojë lokacionin e stadiumit, pas disa deklaratave që i ka bërë deputeti i zgjedhur i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, duke iu referuar bisedimeve mes dy partive.

- Advertisement -

Paralajmërimi i Abdixhikut për stadiumin bëri që të shkaktohen reagime të shumta, kryesisht nga radhët e zyrtarëve të partive që drejtojnë qeverinë në largim të vendit.

Koalicioni i udhëhequr kryesisht nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kishte vendosur që stadiumi të ndërtohej në Drenas, duke ndryshuar vendimin e qeverisë paraprake, që ai të krijohej në periferi të Prishtinës.

Peci, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, ku e ka publikuar edhe dokumentin që krahason dy opsionet, ka thënë se debati rreth stadiumit të Kosovës “po zhvillohet pa fakte”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se debati duhet të orientohet mbi parametrat e paraqitura në dokument, dhe, sipas tij, “më e rëndësishme është qëndrueshmëria financiare, kostoja e mirëmbajtjes etj etj”.

Peci i është kundërpërgjigjur anëtarit të PDK’së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, të cilin Peci e ka cilësuar gënjeshtar.

- Advertisement -

“Komandant Kamishi na krypi rreth kesaj teme”, është shprehur Peci, duke iu referuar deklaratave të Haxhiut se gjoja ideja për zhvendosjen e stadiumit nga Drenasi në Bernicë u bë për shkaqe elektorale në LDK.

Peci ka kujtuar se lokacionin e stadiumit “e ndryshoi Qeveria e PAN-it”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit