0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zyrtari i LDK’së thotë se VV’ja po punëson njerëz siç punësonte PAN-i dikur

Rekomandime

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hatim Baxhaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për punësimin e njerëzve sikurse që punësonte PAN-i dikur.

- Advertisement -

Baxhaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se nepotizmi partiak e familjar është një ‘Deja-Vu’.

“A po ju kujtohën frazat : ‘Prej medieve kam kuptuar se është punësuar/ emruar djali, daja, nipi, bashkëshortja/ i ,baxhanaku, ortaku apo militanti politik në ate pozit”; “ Ajo/ ai është vajza, djali, nipi, ortaku, militanti dhe zyrtari partiak por eshte ekspert dhe me pervoj dhe e meriton’; “ Nuk ka lidhje që i ka tre a kater te punesuar ne ate institucion apo organizat punuese publike sepse edhe ata duhet te punojne dhe janë aty me merita’

A ishte edhe me parë ne kohën e PAN-it kështu a po m’doket?!?!?!”, ka shkruar Baxhaku.

- Advertisement -

Ky reagim i tij erdhi pas raportimeve në media se nipi i Besnik Bislimit është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme dhe mbesa e Jahja Kokës është emëruar si Ushtruese e Detyrës së sekretarit të MASHT-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit