0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zyrtari i PDK-së: Kurti ka prodhuar deklarata kundër shtetit të Kosovës më shumë se Vuçiqi e Daçiqi

Rekomandime

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili sipas tij po e do vetëm lirimin nga Haga të bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se Kurti po do të dëshirojë të thotë se nëse Rexhep Selimi nuk do të ishte në partinë e tij, ai nuk do t’ia dëshironte atij lirimin.

Madje ka thënë se Kurti ka prodhuar më shumë deklarata ndaj shtetit të Kosovës sesa vet presidenti serb, Aleksander Vuçiq, kryekuvendari serb, Ivica Daçiq e ekstremisti serb Vojisllav Sheshel.

Postimi i plotë:Unë nuk çuditem me dëshirën e madhe të Albin K. që liderët e UÇK-së të mbahen në burgje me akuza të shpikura nga Serbia.Me dëshira të tilla që vetëm Rexhen ta shoh në liri, Albin K. po don të na thotë se nëse Rexha nuk do të ishte në Vetëvendosje ai nuk do ta dëshironte lirimin e tij.

- Advertisement -

Nuk çuditem sepse në një zyre shtetërore kanë punu bashkë tre veta –Albin K. që ka prodhuar më shumë deklarata kundër shtetit të Kosovës se Vuqiqi, Shesheli e Daqiqi.Haki Abazi që vizitonte Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, e cila është përgjegjëse për vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve vetëm në luftën e fundit.Shkëlzen Gashi që akuzonte UÇK-në me fjalët e prokurorit të Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit