1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Zyrtari i PDK-së në KQZ: Albin, lidhi qentë endacakë se të pret fati i Gadafit

Rekomandime

Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në vendin tonë, aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Ard Islami, ka publikuar një mesazh kërcënues që i ka ardhur në adresë të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Islami shkroi: “Dmth që në ditën e parë! Urime Kosovë!”.

Mesazhi të cilin e ka publikuar Islami përmban kërcënim të rëndë ndaj tij dhe përkrahësve të PDK-së, duke u thënë: “Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së”.

- Advertisement -

“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”, pretendon Ard Islami t’i ketë shkruar dikush, raporton Koha.net.

Ndërsa sot, rreth 1 orë më parë, përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka komentuar kërcënimin ndaj Ard Islamit.

Në reagimin e tij, Gashi pretendon se kërcënimi ka ardhur nga ndonjë përkrahës i Vetëvendosjes dhe me këtë rast kërcënon duke thënë se Albin Kurti “për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton”.

- Advertisement -

“Albin, lidhi qent endacak! Se për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton! Duhët të jesh kriminel i lindur që të kërcnosh në këtë formë akoma pa marrë pushtet!”, ka shkruar Gashi në Facebook.


Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.

- Advertisement -

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.

Por Muammar Gaddafi, u kap dhe u vra më 20 tetor, 2011.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit