10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zyrtari i PDK-së për Walkerin: Antishqiptarja Vjosa Osmani bëri aktin më të turpshëm në histori të Kosovës

Rekomandime

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pasi u.d e presidentit, Vjosa Osmani e ka shfuqizuar kontratën mes Presidencës dhe amabsadorit William Walker.

- Advertisement -

Gjoshi përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Osmanin arrogante, të padijshnme e antishqiptare.

“Por, ti e harron se çka ka bërë për Kosovën ky njeri, sepse nuk kërkon interesimin e mbrojtjes së shqiptarëve. Ti sillesh në komandim me interesat kombëtare. Mbaje mend, se kjo çka ke bërë është akti më i turpshëm në historinë e re të Kosovës”, ka shkruar Gjoshi.

Wiliam Walker Së fundi lobonte për Kosovën pas një kontrate nënshkruar në gusht mes zyrës së Presidentit të Kosovës, dhe Fondacionit të ambasadorit William Walker.

- Advertisement -

Angazhimi i tij, ishte që ta këshillonte Hashim Thaçin.

E për këto konsulenca që kryente, fondacioni paguhej 7 mijë euro në muaj.

- Advertisement -

Sidoqoftë një kontratë e tillë mes presidencës e fondacionit të ambasadorit, nuk është më në fuqi.

Ndonëse kishte afat deri në fund të këtij muaji, atë e ka shfuqizuar tashmë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Postimi i plotë i zyrtarit të PDK-së:

Ti moj arrogante dhe e padijshme! Ti moj antishqiptare! Kush ta jep të drejtën ta krahasosh Mikun e Madh të Shqiptarëve, William Walker, si një punë të zakonshme? Kush je ti moj që sillesh kështu? A po mendon që Presidencën ta ka lënë Raifi? Ti je një politikane që ngjallë neveri.

E ke të mbushur gojën me fjalorin e kot për aftësinë e Kosovës, por kur vjen puna për punën ti i ofendon ata. Ti e trajton William Walker si një njeri që ka nevojë për lëmoshë. Po ku din ti se çka janë karakter e Shqiptarëve. William Walker është njeriu që i tregon botën e tmerrin e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.

Por, ti e harron se çka ka bërë për Kosovën ky njeri, sepse nuk kërkon interesimin e mbrojtjes së shqiptarëve. Ti sillesh në komandim me interesat kombëtare. Mbaje mend, se kjo çka ke bërë është akti më i turpshëm në historinë e re të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit