1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyrtari i VV-së i reagon Enver Hoxhajt: Sa më i vjetër që je aq më pak të ka hije rrena

Rekomandime

Kosova dhe Serbia do të takohen në qershor për të vazhduar dialogun.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti. Për këtë i ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

E për këtë deklaratë të Hoxhajt, ka reaguar ish kandidati për deputet i VV-së, Liri Loshi.

- Advertisement -

“Pse je në opozitë nuk do të thotë se mund t’ia plasosh publikut fantazitë tua për të vërteta”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se nuk i ka hije gënjeshtra.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sipas Enver Hoxhajt, kryeministri Kurti ka rënë dakord të hyjë në dialog për autonomi për serbët e Kosovës!!! Pse je në opozitë nuk do të thotë se mund t’ia plasosh publikut fantazitë tua për të vërteta. Pastaj sa më i vjetër që je aq më pak të ka hije rrena. Mos ashtu, Enver!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit