16.5 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Zyrtarisht sot fillon regjistrimi për viza pune për Gjermani

Rekomandime

Regjistrimi fillon sot me 3 janar dhe do të zgjasë deri me 18 shkurt në ora 15:00.

Para një muaji Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ka ndryshuar procedurën e dhënies së termineve. Kjo për shkak të kërkesave të shumta për caktim të termineve, me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanin perëndimor.

- Advertisement -

Ambasada ka njoftuar se janë duke u tejkaluar terminët që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.

Ndërkohë, sot zyrtarisht në faqet e ambasadave gjermane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka filuar regjistrimi për termine për viza pune për muajin shkurt, sipas Rregullores për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor.

Theksohet se regjistrimi fillon sot, më 3 janar, dhe do të zgjasë deri më 18 shkurt, në orën 15:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit