2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zyrtarja që e takoi Ministri Murati dje në SHBA, është vajza e Albrightit

Rekomandime

Ministri Hekuran Murati njoftoi dje se është takuar me Alice P. Albright, kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Ajo është vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright.

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tregoi se dje në Washington, D.C., pati takim me kryeshefen e MCC-së.

Kënaqësi të takoj në Washington DC znj. Alice P. Albright, kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe ekipin e saj, për të diskutuar rreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollarë në fushën e energjisë në Kosovë”, shkroi dje ministri Murati në Facebook.

Udhëheqësja e kësaj agjencie të pavarur, të themeluar nga Kongresi Amerikan, është vajza e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, e cila vdiq në mars dhe pritet të varroset më 27 prill, në Washington, D.C..

- Advertisement -
Alice P. Albright dhe Sekretarja Albright

Albright është në krye të MCC-së që nga shkurti i këtij viti.

Edhe të bijën, si të ëmën, ministri Murati e ka quajtur “mike të madhe” të Kosovës.

- Advertisement -

“Jemi partnerë, por edhe miq. Me këto fjalë e përmbyllëm takimin me znj. Albright, mike e madhe e vendit tonë”, ka shkruar Murati.

Dje, Presidenca njoftoi se me ftesë të familjes Albright, Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares. Sot, nga Zyra e Kryeministrit u konfirmua për Gazetën Express se edhe Albin Kurti merr pjesë në ceremoni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit