2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

​Bojkoti i Listës Serbe, sërish dështon miratimi i Projektligjit për festat zyrtare

Rekomandime

Ka dështuar të hedhet në votim sërish Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare. Bojkoti i Listës Serbe në seancën e sotme plenare, ka bërë që të pamundësohet miratimi i tij, pasi nevojiten 2/3 e votave edhe të deputetëve të komuniteteve jo shumicë.

Iniciuesi i këtij plotësim-ndryshimi, deputeti i komunitetit egjiptian, Fridon Lala tha se Lista Serbe po ia pamundëson komunitetit egjiptian për ta pasur ditën ceremoniale të tyre.

- Advertisement -

“Siç po shihet po vazhdon bojkoti i Listës Serbe, kështu që ky plotësim-ndryshim ka nevojë për 2/3 e votave të deputetëve dhe komuniteteve. Edhe sot mungon ky numër, kolegët tanë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’ia mohuar një grupi tjetër, këtë rast komunitetit egjiptian për të pasur ditën ceremoniale të tyre”, tha ai.

Me këtë konstatim u pajtua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se kushtëzimet që po i bënë Lista Serbe lidhur me këtë projektligj janë të pandershme.

“Pajtohem plotësisht është i padrejtë dhe pandershëm kushtëzimi që po e bënë Lista Serbe në këtë rast”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit