1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

​Kandiq: Serbia po dëshmon se nuk është e gatshme të dënojë përgjegjësit e mizorive masive në Kosovë

Rekomandime

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, deklaroi se, Serbia duke mos i ndjekur penalisht mizorit e luftës po dëshmon se nuk është gati të dënojë përgjegjësit për mizorit e kryera në Kosovë.

- Advertisement -

Në një intervistë ajo thotë se të dy shtetet duhet të kenë edhe një marrëveshje politike për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur. Sipas Kandiqit, Serbia duhet të kuptojë edhe faktin se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është në të mirë të serbëve të Kosovës.

Kandiq u shpreh se Serbia nuk është e gatshme të pranojë faktet që e akuzojnë rëndë atë për mizorit e kryera në Kosovë, çka sipas saj, paraqet vështirësi edhe për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së personave të pagjetur.

“Unë mendoj se Serbia, duke mos i ndjekur penalisht mizorit e luftës, në fakt po tregon se nuk është e gatshme të pranojë të dënojë ata që janë përgjegjës për mizori të mëdha, mizori masive, mizori të rënda të kryera në Kosovë. Serbia deri në viti 2011, do të thosha, ka ndjekur një rrugë të mirë në ndjekjen penale të krimeve të luftës, një nga gjykimet më të mira ishte menjëherë pas shkarkimit të Millosheviqit, ky është gjykimi për mizori kundër fëmijëve dhe grave në Podujevë, mizori të kryera nga njësia policore e Akrepave, por Serbia sot është shumë nga ajo Serbia e pas tetorit. Sot, Serbia rrallë ngre aktakuza, nuk ka aktakuza të reja për mizori në Kosovë, dhe nëse e vlerësojmë atë si një retorike politike për atë se çka ndodhur në të kaluarën, do të thosha se Serbia nuk është gati ti pranojë faktet që rënd e akuzojnë Serbinë për mizorit në Kosovë, dhe kjo më duket se është një problem, por pa këtë, pa këtë lidhje me përgjegjësinë penale, është e vështirë të zgjidhet çështja e të zhdukurve”, thotë Kandiq.

- Advertisement -

Kandiq u shpreh se po të ketë ndjekje penale në të ardhmen në Serbi, shteti do të fokusohet në zhdukjen e serbëve dhe asnjëherë të shqiptarëve për kohën kur kontrollin në Kosovë e kishte policia serbe.

“Përveç kësaj, do të ishte e rëndësishme që zhdukja edhe në legjislacionet penale të definohet në mënyrë ndryshe, të jetë vepër penale, gjë që nuk është në radhë të parë në Serbi, por kam frikë se si ndjekjet në Serbi po zhvillohen që në të ardhmen do të përqendrohen në zhdukjen e serbëve dhe kurrsesi në zhdukjen e shqiptarëve në kohën kur kontrollin e plotë në Kosovë, në zona të caktuara e kishte ushtria e Jugosllavisë dhe pjesëtarët e policisë serbe”, shton ajo.

- Advertisement -

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd përmend faktin që Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë nuk udhëhiqet nga një person i diskutueshëm, ndërsa thekson se ai në Serbi, Vejlko Odalloviq, po sfidohet me të drejtë nga institucionet e Kosovës dhe njerëzit në tjerë.

Ajo thotë se Kosova duhet të vazhdojë të bëjë presion duke kritikuar Serbinë për mbajtjen e Odalloviqit në krye të Komisionit për të pagjeturit.

Kandiq vlerëson se për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur duhet të ketë një marrëveshje politike dhe sipas saj, ata që kanë informacione për ngjarjet e ndodhura duhet t’i dorëzojnë ato.

“Mendoj se duhet të ketë një marrëveshje politike, për të zgjidhur çështjen e të zhdukurve, me të gjitha pasojat që do të ndodhin, dhe ato pasoja janë, në atë se për një numër relevantë të zhdukurve, duhet thënë se mbetjet mortore janë shkatërruar. Atje ku njerëzit qëndronin, kryesisht pleqtë nëpër shtëpi, në shtretër, pasi që formacionet serbe dëbuan të gjithë popullatën, dhe kur u kthyen, pas disa muajve, gjetën shtëpi të rrënuara, dikush gjeti disa eshtra nën rrënoja, por shumica prej tyre nuk u gjetën. Si do ta zgjidhnin arkivat këtë çështjen e të zhdukurve? Vetëm në mënyrën që komandat përgjegjëse, duhet të kenë disa informacione diku, të nxjerrin ato informacione, që në fakt të moshuarit ose i dogjën me shtëpitë e tyre, ose bënë diçka tjetër, siç ishte nxjerrja e pleqve nga shtëpitë e tyre, dhe çfarë ndodhi me ta. Prandaj unë besoj se të dhëna të tilla nuk gjinden, nuk ka arkiva të tillë në të cilët gjenden […] Por që këta njerëz kanë ekzistuar, dhe se këta njerëz pas kësaj nuk janë gjetur, por që kanë mbetur vetëm në shtëpitë e tyre, në zona ku formacione të caktuara kishin kontroll të plotë, dhe do të thotë të dhëna, fati do të sqarohet, nëse do të këtë një marrëveshje politike për t’i paraqitur ato të dhëna, që ato komanda, ato batalione dhe njësi duhet të paraqesin ato raporte. […]Por për këtë duhet të ekzistojë një klimë e veçantë politike, klima e cila do të synojë ndërprerjen përfundimtare të armiqësisë midis Kosovës dhe Serbisë, duke i lejuar familjet të varrosin mbetjet mortore, dhe nëse nuk ka mbetje të tilla, atëherë të merret në konsideratë ngritja e disa përmendoreve”, thotë Kandiq.

Përveç marrëveshjes politike, Kandiq vlerëson se duhet të ketë një komision profesional ndërkombëtar që do të kontribuonte në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

“Pra, ka kategori të ndryshme të të zhdukurve dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme që përveç marrëveshjes politike të ketë një komision profesional, unë mendoj se komisionet ekzistuese, as e Kosovës e as e Serbisë nuk munden, por duhet të ketë një komision ndërkombëtar në të cilët do të marrin pjesë përfaqësues të komisioneve kombëtare, të udhëhequr nga një ekspert ndërkombëtar me përvojë dhe njohuri, në lidhje me çështjen e personave të zhdukur”, thotë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit