13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

​Konjufca: S’duhet të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nuk duhet të zbatohet.

Ai ka theksuar se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me vendimin për Manastirin e Deçanit nuk e kanë mbrojtur kushtetutshmërinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Unë them që ai nuk duhet të zbatohet, kam hyrë dhe e kam studiuar kuadrin ligjor jo të Gjykatës Kushtetuese, por kuadrin ligjor të pronësisë edhe të vendimit politik, kur është marrë dhe në bazë të cilit ka marrë Gjykata Kushtetuese. Dimensioni i parë për mua është skandaloz, është një vendim i vitit 1997 i Slobodan Millosheviqit. Unë duhet të jem i bindur, unë e kam trajtuar lëndën vetë. Mendoj se gjykatësit e Kushtetueses janë aty për të mbrojtur kushtetutshmërinë e Kosovës, po mendoj që në këtë rast nuk është mbrojtur. Mendoj se gjyqtarët e kanë trajtuar rastin tërësisht i zhveshur nga dimensioni i vet politiko-historik. Pra, ata çka kanë marrë vendim është duke reduktuar problemin në një çështje administrativo-kadastrale. Çështje të parcelave të marra në kohën e ish-Jugosllavisë, asaj Serbie të Slobodan Millosheviqit. Mendoj se ky rast është sikur në Gjykatë kur dënohet një njeri i pafajshëm, edhe kjo ndodh në çdo vend të botës, ndodh që të dënohet një njeri i pafajshëm,” ka thënë Konjufca në Rubikon të Klan Kosovës.

Vite më parë, Sava Janjiq, kishte dërguar në Kushtetuese dy vendime. Sipas këtyre vendimeve, pronat prej 24 hektarësh tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997, lidheshin me ish-Agjencinë e Mirëbesimit dhe pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aprovuar ankesën e Manastirit të Deçanit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, duke vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm, me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit