14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ofrohen 15 paga mbi 6000 euro muaji, kjo është puna që ka mungesë punëtorësh në Austri

Rekomandime

Një konkurs për vend të lirë pune që u botua në Kleine Zeitung në Austri, është bërë hit për shkak të kushteve që punonjësi i ardhshëm duhet t’i përmbushë, por edhe për shkak të pagës që e ofron kompania.

Punëdhënësi ofron 15 paga në vit në vlerë prej 6.000 euro në muaj, e në këmbim kërkon dikë që të njëjtën kohë do të mund të luante rolin e kujdestares në shtëpi, kuzhinierit privat dhe të teknikut e kopshtarit.

- Advertisement -

Përveç vaksinimit kundër koronavirusit, kandidati ka nevojë të jetë trajnuar në fushën e gastronomisë dhe turizmit si dhe të ketë përvojë të punës në “hotelet ekskluzive”.

E në mesin e kushteve, thuhet se kandidati duhet të jetë “i mrekullueshëm në sjellje, i kujdesshëm dhe të jetë fleksibil, besnik dhe diskret”.

Duhet ta ketë edhe “dëshirën për udhëtime dhe dashuri për kafshë”. Mbetet të shihet nëse do të ketë kandidatë për punën e re, kjo për shkak të pagës së majme.

- Advertisement -

Megjithatë mjaftuan kushtet e parashtruara që përdoruesit e rrjeteve sociale të tallen me punëdhënësin, duke thënë se ai qenka në kërkim të një “super punëtori me aftësi të jashtëzakonshme”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit