2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

​Rishikimi i ligjit, s’ka kontrata të përjetshme për një pjesë të nëpunësve civilë

Rekomandime

Shumë shpejtë një pjese e shërbyesve civilë do të mbesin pa kontrata të përjetshme të punës. Kjo pasi Qeveria është duke shqyrtuar Ligjin për shërbyesit civilë i cili pritet ta shkurtojë kohën e kohëzgjatjes së kontratave nga e përjetshme në mandatare.

ATV raportoi se Ministria e Punëve të Brendshme është duke plotësuar/ndryshuar edhe Ligjin për zyrtarët publikë, ky projektligj gjithashtu është në fazë të hartimit dhe ka propozime që niveli menaxherial i nëpunësve civilë, pra jo të gjithë nëpunësit civilë, t’ju nënshtrohen mandateve,

- Advertisement -

Ky ndryshim i mundshëm te shërbyesit civil kundërshtohet nga sindikata që i mbron ata, që deklarojnë se kjo mund të nënkuptohet si kapje e shtetit. Sipas tyre, është investuar në këtë administratë për 20 vite dhe njerëzit që punojnë janë profesionistë.

Në anën tjetër, Ehat MIftaraj, nga IKD vlerëson se kjo çështje nuk është menduar mirë nga ana e qeverisë, pasi e njëjta qasje shkakton pasiguri në mesin e punonjësve të administratës.

Ndonëse Sindikata e Shërbyesve Civilë thotë se Qeveria nuk i ka ftuar në takim për të biseduar për këtë çështje, nga qeveria thonë se janë duke zhvilluar takime me sindikata dhe parashohin takim të veçantë me atë të Shërbyesve Civilë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit