18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Zyrtari i Vetëvendosjes kërkon t’ia zgjedhë kryetarin LDK’së

Rekomandime

Zyrtari i Lëvzjes Vetëvendeosje, Ilir Kërçeli ka ironizuar me dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ironizuar edhe me shprehjen e nënkryetarit të kësaj partie, Lutfi Hazirit, i cili thoshte se “emri i presidentit kalon kah zyret e LDK-së.

- Advertisement -

“A e shkarkoj edhe Isen a?”, ka shkruar Kërçeli pas dorëheqjes së Mustafës.

https://www.facebook.com/ilir.kerqeli/posts/10158195968924635
Më vonë, Kërçeli ka thënë se kryetari i LDK-së kalon nga LVV-ja.

“Kryetari i LDK-së kalon ka zyret e Vetëvendosjes!”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

s://www.facebook.com/ilir.kerqeli/posts/10158196127269http635
Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit, pas humbjes së thellë që e ka regjistruar nga zgjedhjet e djeshme parlamentare partia më e vjetër në vend.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

- Advertisement -

Kur janë numëruar mbi 99% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit