4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

​Shqiptarët të konsumojnë prodhime vendore për të mposhtur importin nga Serbia

Rekomandime

Tetë milionë shqiptarë sa janë në rajonin tonë duhet të ushqehen me produktet e mishit, qumështit, perimet të prodhuara në vendet shqiptare për t’i mposhtur importet e larta nga Brazili dhe Serbia.

Kështu u tha në Panelin II me temë “Problemet e bizneseve me Agjencitë e Ushqimit dhe Veterinës me vendet e rajonit” për bashkëpunim rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

- Advertisement -

Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i Inspektoratit të përgjithshëm në Shqipëri tha se ndihet keq që Kosova ka bilancin negativ tregtar me vendet e rajonit.

Hajdari duke folur për arritjet për sa i përket sigurisë së ushqimit në Shqipëri, tha tetë milionë shqiptarë sa janë në këtë rajon, të ushqehen me prodhimet shqiptare, si ato produktet e mishit, produktet e qumështit, perimet e të tjera, që në këtë mënyrë të mund të ndalet importi i madh nga Brazili dhe Serbia.

Valdet Gjinovci, kr yeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës(AUV), tha se sa i përket vendeve të rajonit, si AUV nuk ka asnjë pengesë për import të produkteve bimore dhe shtazore.

- Advertisement -

Ai shtoi se me Maqedoninë Veriore janë paraqitur pengesa për eksportin e peshkut, teksa me Shqipërinë janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për njohjen e certifikatave dhe nuk ka asnjë pengesë për eksport të produkteve shtazore dhe bimore në Shqipëri.

Ndërsa, Firuz Memed zëvendësdrejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Maqedoninë Veriore, shpreson se do të arrihet një lehtësim për qarkullimin e mallrave. Ai tregoi edhe për dy kërkesa që ka Kosova për transport në tregun e Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Momentalisht kemi kërkesë nga autoritetet e Kosovës që t’i mundësohet eksporti i peshkut në Maqedoni. Shpresoj se kjo do të mundësohet sa më parë.

Po ashtu, kemi kërkesë për eksport të produkteve të qumështit, për çka besojmë se do të rea lizohen këto kërkesa”, tha Memed.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit