14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

​Kurti: Vetingu do të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në takimin e parë të grupit punës për hartimin dhe finalizimin e procesit të Vetingut.

Kurti në këtë takim tha se shtylla kryesore e një shteti funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase, por që theksoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i brishtë.

- Advertisement -

Për defektet dhe dështimet i pari i Qeverisë së Kosovës tha se përgjigja e vetme është vetingu.

Pa dyshim që njëra nga shtyllat të shtetit funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase. Fatkeqësisht sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënieve e me drejtësi selektive të pabarabartë. Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor e prokuroprial vazhdon ta karakterizoj sistemin e drejtësisë[…]diskutimet lidhur me nevojën në reformë në drejtësi janë prapa nesh tashmë nuk kemi dilemë se a duhet të ndodhin a po jo kjo reformë do të eliminojë mungesën e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe do të garantojë rezultate cilësore dhe kthim të besimit të qytetarëve në drejtësi sepse na duhen gjyqtarë të drejtë dhe efikas dhe prokurorë me integritet dhe energjik”, tha ai.

Kurti theksoi se vetingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë e profesional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

- Advertisement -

“Përgjigjen ndaj defekteve dhe dështimeve të tilla për drejtësi është vetingu. Vetingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë dhe professional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të performancës dhe të profesionalizmit të tyre si dhe do të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit