0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

​Ndërron jetë një tjetër pacient në Infektivë, mbi 100 të shtruar me COVID-19

Rekomandime

Klinika Infektive konfirmoi se sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. i moshës 66-vjeçare nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22 qershor, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste.

- Advertisement -

Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; prej tyre 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv dhe 5 prej tyre janë në gjendje kritike.

Sot nga klinika lirohen 2 raste te shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetëizolim në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit