11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kosova nuk është Shqipëri

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Sot në arenën Fadil Vokrri duhet të valojë vetëm një flamur, ai i Kosovës. Është fakt që shumë më tepër kemi Iuftuar ne për flamurin kombëtar, por ai flamur përdoret nga një shtet tjetër. Askush nuk na pengon ta quajmë shtet amë dhe ta duam fort. Por, identifikimi me ta dhe mohimi i identitetit tonë shtetëror e dërgon Kosovën në zhbërje.

Për ne do të ishte shumë më e udhês të kemi një Shqipëri të fortë dhe një Kosovë të plotë e të fortë sesa një Shqipëri të fortë me një gjysmë Kosove brenda saj.

Thirrjet që dëgjohen nëpër stadiume Kosova është Shqipëri, Shqipëri Etnike, valimi vetëm i flamurit të Shqipërisë, janë mesazhe që dobësojnë fort shtetin e Kosovës. Për mē tepër, në vend të përkrahjes pēr 11 djemtë tanë që po lënë shpirtin në fushë, kjo ua Iigështon gjunjtë.

- Advertisement -

Janë miliona njerëz që i shohin ato skena. Çuditen nga ajo çasje.

Pse jemi pranuar në FIFA dhe UEFA fundja. Për të përfaqësuar skuadrën e dytë të Shqipërisë!?

- Advertisement -

Jo, në asnjë rrethanë. Kombëtarja e Kosovës është shenja jonë më e fuqishme identitare që e kemi ndërtuar deri tash. Një skuadër që Iufton fuqishëm me Spanjën. Një ekip që ia knaqi sytë krejt botës duke e pa tuj lujtë. Më lehtë e mposhtën kampionin e Evropës, Italinë, sesa ne. S’mund ta bëjmë tym këtë arritje, por duhet ta forcojmë.

Thirrjet e tilla se kanë vendin në stadione. Duhet të mendojmë me mend në kokë. Ato thirrje ua legjitimojnë edhe serbëve thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. E legjitimon edhe procesin e zhbërjes së Kosovës.

Krejt bota do të thotë: Hajt se të njëjtë janë.

Dhe ne nuk jemi të njëjtë. Ne jemi ndryshe, jemi të civilizuar dhe që nuk i kemi bë dëm askujt gjatë krejt histroisë tonë.

Askush nuk na ndalon të veprojmë unik me Shqipërinë ne ekonomi, kulturë, arsim, shkencë. Të kemi unike infrastrukturën, të organizojmë jetën bashkë. Mund të jemi një edhe duke qenë dy. Mund ta përdorim flamurin kuq e zi edhe në dasma e ahengje të ndryshme. Por, s’mund ta përdorim në ngjarje ku përfaqësohet shteti ynë. Ato veprime na kthejnë mbrapa, drejt humnerës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit