-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

​Provokojnë serbët, policia e Kosovës ua tregon vendin

Rekomandime

Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të tyre tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit.

- Advertisement -

KosovaPress, ishte në vendin e ngjarjes, ku pas provokimit nga ana e serbëve, kanë ndërhyrë zyrtarët policor, duke ndaluar dhe futur në veturë dy persona. Ndërkohë, serbët tjerë kanë reaguar, madje kanë tentuar të mos lejojnë largimin e veturës së policisë.

Policia e Kosovës i ka thënë KP, se sot pak para orës 14:00, gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, kanë bërë disa provokime të përsëritura.

“Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime dhe zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrë veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për t’i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Përndryshe, qindra serbë kanë marrë pjesë në këtë cermoni dhe të njëjtit nuk kanë respektuar distancën fizike dhe nuk kanë qenë të pajisur me maska e doreza.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit