7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Infektohen me koronavirus 37 policë në Kosovë, kjo është gjendja e tyre

Rekomandime

Kosova për afro pesë muaj është duke u ballafaquar me pandeminë. Në javët e fundit janë rritur dukshëm raste të reja me koroanvirus. Të infektuarit janë edhe punëtorë të institucioneve të ndryshme publike dhe private në vend, prej tyre edhe në Policinë e Kosovës.

- Advertisement -

Zyrtarisht deri më tani janë 37 policë që janë të infektuar me koronavirus, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zyra për Media e Policisë së Kosovës.

“Po, aktualisht janë 37 ( zyrtarë aktiv ( të infektuar) me COVID-19 Gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile! Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në mandatin e saj ligjor është e obliguar të ndërmerr veprimet e nevojshme operative hetimore në trajtimin e rasteve të natyrave të ndryshme që raportohen në Polici”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali.

- Advertisement -

Polica e Kosovës ka thënë se varësisht prej situatës epidemiologjike po vazhdojnë angazhimin e tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të ligjore karshi qytetarëve dhe vendit, çdo herë duke iu referuar zbatimit të ligjit dhe masave të parapara.

“Njëkohësisht Policia e Kosovës (PK), referuar situatës në të cilën gjendemi si dhe referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë, përfshirë edhe angazhimin e stafit apo burimeve njerëzore mbetet e përkushtuar që varësisht prej situatës, vlerësimeve dhe rrethanave që mund të paraqiten të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore karshi qytetarëve dhe vendit, çdo herë duke iu referuar zbatimit të ligjit dhe masave të parapara”, thuhet në përgjigjen e ZIMP, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Në vendin tonë janë mbi 1 mijë persona aktiv me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit