10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Mustafa: Gjykata Speciale dhe Dialogu duhet të jenë të pavarura nga njëra tjetra

Rekomandime

Njoftimi i datës 24 prill nga Zyra e Prokurorit të Specializuar se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit Thaçi e Kadri Veslit di të dyshuar për Krime Lufte ka ndryshuar ngjarjet e planifikuara në agjendën e krerëve shtetëror.Si pasojë e njoftimit për këtë aktakuzë presidenti Thaçi si dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë anuluar pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë ku pritej të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vënia e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë.Sipas kreut të LDK-së, Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë, ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.

“Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit” shkruan Mustafa.Mustafa tutje ka shkruar se logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, “nuk do duhej të jetë logjikë e një Gjykate.

Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”.“Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes “Ec e bëhu trim “ ka përfunduar Isa Mustafa.Edhe pas njoftimit se Kryeministri Hoti kishte anuluar vizitën e 27 qershorit në Uashington, Isa Mustafa kishte thënë se para se të takohen me Vuçiqin nevojitet të takohen edhe një herë mes veti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit