2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

​Ish-deputetja e VV-së: Thaçin do ta merr Haga, nuk do ta përfundojë mandatin

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të lëshojë akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi pasi ky i fundit i bëri thirrje Kushtetueses që të punojë e pavarur nga presionet, para se të marrë vendimin final rreth dekretit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi ka thënë se është rëndësishme që Kushtetuesja të punojë pa presione nga shoqëria civile, as nga partitë dhe as nga bashkësia ndërkombëtare.

“Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputeteve që janë të përfaqësuar në Kuvendit e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Por, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku është e ‘sigurt’ se kreu i vendit nuk do ta përfundojë mandatin deri në fund.

- Advertisement -

Madje, ajo është e bindur se presidenti Thaçi ‘do të marrë biletën për Hagë’.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Një gjë është e sigurt, Hashimi nuk do ta përfundoj mandatin.

Së shpejti do ta nxjerrë biletën njëdrejtimshe për në Hagë.

Një fjalë popullore thotë: “Çka të bën vetja s’të bën kurrkush”.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi, me pretendimet se veprimet e këtij të fundit përbëjnë shkelje kushtetuese pasi ai nuk mund ta dekretojë një mandatar të dytë, meqë e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve

Bëhet fjalë për dekretimin që presidenti Thaçi bëri nominimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Kushtetuesja ka pezulluar dekretin e presidentit Thaçi deri më 28 maj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit