1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

​Spiunët serbë, arrijnë para zgjedhjeve në veri

Rekomandime

Rreth 25 pjesëtarë të strukturave të larta të sigurisë së Serbisë, duke përfshirë agjentë të Agjencisë së Inteligjencës (BIA) dhe eprorë të lartë të xhandarmërisë, kanë hyrë të mërkurën në territorin e veriut të Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, ata kanë hyrë rrugëve alternative nga kufiri në Jarinje dhe një pjesë e tyre janë vendosur në hotelin “Grey”, ndërsa pjesa tjetër në Konviktin e studentëve numër 5 në veri të Mitrovicës.

- Advertisement -

Agjentët janë vendosur në “Grey”, ndërsa oficerët e xhandarmerisë në Bllokun 5 të studentëve. Vllado Trebjeshanin, Miljan Dragoviq, Predrag Rakiq, Bato Llazareviq, janë vetëm disa nga emrat nga veriu, të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Serbia po operojnë në veri.

Ata janë duke ushtruar presion tek udhëheqësit e institucioneve në komunat e asaj pjese të Kosovës, që t’i bindin punëtorët e këtyre institucioneve që në zgjedhjet e së dielës të dalin në numër sa më të madh dhe të votojnë për presidentin aktual Aleksandar Vuçiq”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se në shoqëri të tyre janë edhe struktura të tjera dhe njerëz të krimit, (persona me mjekra nga qyteti Çupria dhe gjithandej Serbia v.j.) që janë nën urdhrat e bosit të “nëntokës” Zvonko Veselinoviq, duke përfshirë edhe “Civilna Zastita”-n dhe kreun e saj Stevo Paviçeviq.

- Advertisement -

KosovaPressi ka provuar të kontaktonte me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, për të marrë një deklaratë rreth prezencës së këtyre strukturave të sigurisë së Serbisë në veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, qytetarët serbë të dielën do të votojnë për Parlamentin e Serbisë në gjithsej 90 vendvotime në territorin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit